Socialistët kanë mbledhur Kongresin. Nisja e punimeve të Kongresit është fokusuar tek reforma në drejtësi dhe 21 Janari. Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe duke shigjetuar Sali Berishën kërkoi drejtësi për vrasjen e katër protestuesve në 2011. Ai tha se katër protestuesit nuk paraqisnin asnjë rrezik dhe ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.
Akuzoi se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimin. Lexoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe kërkoi që drejtësia e re të marrë në dorë dosjen. “Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar, por është tallur me hetimin. Gjaku nuk është ujë, gjaku nuk duhet të bëhet ujë, gjaku duhet të bëhet drejtësi” tha ai.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se vendimi i Strasburgut për këtë çështje, i hapi rrugë drejtësisë. “Për ne, 21 janari është plagë dhimbjeje, por në këtë Kongres jemi pak më të lehtësuar, pasi vendimi i Gjykatës Evropiane të Strasburgut, i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Na mbush me shpresë. Jo më kot, paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi te drejtësia” tha ai.