Gjashtë persona janë arrestuar në Lipjan, pasi janë rrahur mes tyre. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, njëri prej tyre ka përfunduar në spital. Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.
Policia ka njoftuar se nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur por nuk është qëlluar askush.
“Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë (brisk), ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.