Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka bërë me dije se për dialogun Prishtinë-Beograd njohja e pavarësisë nuk është ende çështje bisede.
Sipas Hill njohja e pavarësisë do të jetë e mundur vetëm kur gjendja mes të dyja palëve të jetë normalizuar.
“De fakto kjo nënkupton që ata duan një lloj procesi të normalizimit. E di që fjalët janë të rëndësishme. Fjalët çojnë peshë sidomos në kohë zgjedhjesh. Sidoqoftë, nuk dua të lëshohem në lojë fjalësh. Po them se të dyja palët e dinë se çfarë ka në tavolinë. Serbia në thelb e ka pranuar atë”, është shprehur Hill.
Ai ka shtuar se 24 shtatori dhe ajo që ngjau në Banjskë e ka dëmtuar dialogun dhe ka rritur tensionet në mes të Prishtinës dhe Beogradit.