-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se Kosovës i është dorëzuar një version i projekt-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që sipas tij nuk është hapi më i mirë që e ka bërë BE-ja.

“Është e vërtetë që Kosovës i është dorëzuar një version i projekt-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mendoj që ky ishte hapi më i mirë që ka bërë Bashkimi Evropian. Në të vërtetë, Bashkimit Evropian fare nuk i takonte që ta propozonte një projekt-statut të tillë. Rendi normal i gjërave është që Republika e Kosovës ta prezantonte në statut të tillë. Ky ka qenë edhe qëndrimi i qeverisë sonë, një qëndrim shumë i drejtë dhe parimor, të cilin unë e mbështes”, ka thënë ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit