-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëlzen Berisha ironizon Ramën për inteligjencën artificiale

Kryesoret

Gjatë fjalimit të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve publike me inteligjencën artificiale.

Në lidhje me këtë deklaratë të kreut të qeverisë ka ardhur një reagim ironizues nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan shkurtimishti: “Tani “dardhat dhe mollet” do i haje “inteligjenca artificiale”!”, duke ironizuar me faktin se kryeministri Rama ka deklaruar se nuk ai nuk mban përgjegjësi për ata që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës së tij.

“Proceset janë arkaike. Ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Do të thotë se do të prokurohet pa letra, do të prokurohet me procedura ku konkurrentët.  S’do kenë kontakt me asnjë lloj komisionari, dhe ku çdokush që është më sipër s’do mund të influencojë tenderin. Kompania do të sjellë projektin, do japë çmimin, dhe do presë rezultatin.” – tha Rama ditën e sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit