Socialistët kanë mbledhur ditën e sotme kongresin. Punimet janë ndarë në disa panele me fokus kryesor drejtësinë e re. Por jo vetëm kaq. Në panelin e ekonomisë, ministri i Financave, Ervin Mete paralajmëroi se do të ketë një paketë ndihmë për fundvit për shtresat në nevojë.
“Jemi në diskutim për një paketë mbështetje për shtresat vurnerabël brenda këtij viti” tha ai. Në ditët në vijim pritet që të bëhen publike detajet e kësaj pakete. Në 1 Dhjetor nisi shpërndarja e bonusit për pensionistët, 5 mijë Lekë të reja për festat e fundvitit.