Sot në 8 dhjetorin e Ditës së Rinisë, socialistët mblidhen në Kongresin e partisë. Nga reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, qeveria vendore dhe PS 2030 janë 6 panelet e punimeve të Kongresit që do të mbyllet me fjalën e kryetarit Edi Rama.
Punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.
Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.
“Nuk do të flitet vetëm për partinë, por do të shpalosim edhe arritjet e çfarë kemi realizuar deri më tashmë si qeverisje e vendit, në vitet e qeverisjes, prespektivën dhe çfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve në vijim, dhe ambicien tonë për mandatin e 4 në 2025. Përballë nuk kemi opozitën, por hallet e njerëzve”- tha Klosi në një intervistë për Report Tv.
Objektivi që të premten shpaloset, për sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosin vjen vetëm me hapjen e partisë, që me gjasë do të lakmojë edhe të djathtët që ende dilemën se kush i udhëheq e kanë të pazgjidhur.
E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.
Pesha kryesore do të jetë fjala e kryesocialistit Edi Rama, me të cilin do të mbyllet kongresi. Të pranishëm në kongres do të jenë edhe përfaqësues nga partitë simotra evropiane./Shqiptarja.com