9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shiste drogë në lagjet e Fierit, në pranga 35-vjeçari

Kryesoret

Natën e mbrëmshme një 35-vjeçar është prangosur në Fier, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Siç njofton policia, pas një kontrolli në qytetin e Fierit, bazuar dhe në burimet e tyre, policia arriti të godiste një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Për këtë rast është prangosur 35-vjeçari M.D., pasi ju gjetën me vete sasi të konsiderueshme kanabisi të ndara në doza, të cilat dyshohet se ky person i shiste në lagjet e qytetit.

Gjithashtu nga kontrolli i shtëpisë së tij u gjetën sasi të tjera të lëndës narkotike kanabis.

Nisi dhe procedimi në gjendje të lirë për dy persona të tjerë, A. M., 43 vjeç dhe A. Y., 48 vjeç, pasi këta të fundit mbanin me vete të njëjtën lëndë narkotike që shiste në treg 35-vjeçari M.D.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit