SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës ku 2 prej tyre janë punjësit e bashkisë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.
Tusha ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Ai i ka qëndruar afër kryebashkiakut që në fillim të pushtetit pasi Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Veliaj.
Sapo Erion Veliaj u zgjodh kryetar bashkie Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki.
Bashkë me të Veliaj dërgoi edhe Namik Simixhiun. Ky i fundit ka qenë drejtor te fusha e mbetjeve po në Bashkinë e Tiranës.