Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë një reagim në mediat sociale për vdekjen e 22-vjeçarit Altin Hoti i cili e kishte origjinën nga fshati Ratkoc.
Latifi ka shprehur se përveçse është një dhimbje e madhe, më tragjik e bën fakti se në të njëjtin vend para pak muajsh kishte vdekur dhe vëllai i tij.
Kryetari me anë të këtij postimi ka shprehur edhe ngushëllimet për prindërit e dy djemve dhe familjes Hoti.