Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Vlorës.
Kjo pasi 41-vjeçari Eurel Liçaj, në korrik të vitit 2022, ka kërcënuar me armë zjarri një 59-vjeçar gjithashtu ka qëlluar në ajër me pistoletën të cilën e posedonte pa leje.
Pistoleta e përdorur nga 41-vjeçari Eurel Liçaj është sekuestruar nga policia pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në
bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Eurel Liçaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje”.