-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni kusht për KiE-në, analistët: E padrejtë

Kryesoret

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë vlerësuar analistët.

Ata thanë se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KiE-së do ta kushtëzonin hyrjen e Kosovës në këtë Këshill me formimin e Asociacionit.

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE është i lidhur me progresin që do të ketë në dialogun me Serbinë.

Ai tha se do të ishte gabim që tani Kosova të kushtëzohej me këtë, pasi sipas tij, Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengojë Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës unë mendoj që ka lidhja komplet me progresin që do të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, sepse hynë në kuadër të marrëdhënieve rajonale dhe marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Por që për mendimin tim do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KE-së e kushtëzojnë hyrjen ose jo të Kosovës, sepse tashmë Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengoj Kosovën në as një organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

Raci ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në KiE në këtë fazë është shumë e rëndësishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit