-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Darka e fundit e Liridonës”, publikohet videoja nga restoranti para vrasjes

Kryesoret

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6-vjeçar. E ndjera nuk e kishte idenë se darka në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë, do të ishte e fundit për të.

Pak orë më vonë, ajo dyshohet se u vra me armë zjarri nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. Ky i fundit, dyshohet se armën drejt Liridonës e shkrepi me porosi të Naimit, i cili dyshohet se pagoi 30 mijë euro për ta privuar nga jeta bashkëshorten, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga nata kritike në restorantin ku po darkonin familja Murseli.

Sipas pamjeve, shihet se ata hyjnë brenda restorantit dhe ulen për të vazhduar më tej me darkën.

I shiti armën Naimit, kush është personi i katërt i arrestuar për vrasjen e Liridonës

Mësohet se i pranishëm në kohën dhe restorantin e njëjtë, dyshohet të ketë qenë edhe i dyshuari për vrasjen, Granit Plava.

Pas përfundimit të ndejës së tyre, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ e ku gjoja u kanë dalë në pritë grabitësit e armatosur, që në fakt ishte Plava, i cili dyshohet se e qëlloi nga afërsia Liridonën me plumb në qafë.

Darkën para tragjedisë, e ka përmendur edhe babai i të ndjerës, Hajdar Ademaj, i cili ka deklaruar se para se të nisej për në Prishtinë, Liridona kishte qëndruar për vizitë te familja e saj në Gjakovë.

Ademaj tha se Liridona e kishte njoftuar se bashkë me Naimin do shkojnë për të ngrënë bukë në Graçanicë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit