23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrigo Sacchi në Shqipëri: Ky vend e do futbollin

Kryesoret

Nga data 26 janar në COD në kryeministri do të hapet ekspozita “Djaloshi i artë” e cila i dedikohet legjendës së futbollit italian dhe ati botëror Paolo Rossit.

Nga kryeministria, ku ishte prezent dhe një ndër figurat më të njohura të futbollit italian Arrigo Sacchi, i cili lajmëroi se në ekspozitë do të vendosen të gjitha sendet personale të Paolo Rossit por dhe të figurave të tjera të botës së futbollit.

“Çelet me 26 janar. Do jenë të ekspozuara të gjitha sendet e tij dhe të gjitha sendet që dokumentojnë veprimtarinë e tij sportive. Gjithashtu edhe vërtetim që ai ka marrë, dhe këpucën që ka veshur. Me vullnetin e kryeministrin dhe ndihmë nga FIFA-s dhe koleksionistët privat do të kemi një koleksion të figurave legjendare të sportit botëror.

E di që Shqipëria e dashuron futbollin dhe me një farë mënyre po e shprehim këtë me ekspozimin e kësaj ekspozite.- tha ish-trajner i kombëtares italiane Arrigo Sacchi.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama e konsideroi si privilegj këtë ekspozitë duke kujtuar pak dhe vitet 70-80  madje duke e quajtur një ekspozitë më shumë historike, kjo duke treguar dhe pak sesi ishte raporti shoqëror midis dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë në atë kohë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit