Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi akuzohen për pastrim parash, siç njofton policia e Kosovës njëri prej të arrestuarve është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Ata dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.
Dyshohet se vlera e parave të pastruara përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro, kjo sipas policisë.
Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.