Gjatë kontrolleve parandaluese, policia rrugore në Fier ka ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues 28-vjeçarin me inicialet M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 28-vjeçarin për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.