-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen emrat e rinj të “Big Brother”, ish-çifti i famshëm konfirmon pjesëmarrjen

Kryesoret

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

“Panorama” solli javën e shkuar, edhe emrat e parë që janë konfirmuar tashmë si banorë të kësaj shtëpie. Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality show.

Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami.

Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Duket se dy ish-partnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës. Vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje.

Emra të tjerë që e kanë marrë ftesën për t’u bërë pjesë e spektaklit janë edhe Atalanta Kërçyku dhe Luixhino. Ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Sakaq, prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se këtë sezon të ri të “Big Brother Vip” nuk do ta prezantojë Arbana Osmani.

Një emër që mendohet se mund t’i besohet “BBVA-3” është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “Top Channel”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran./Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit