Ministri I Brendshëm, Taulant Balla ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me situatën e reshjeve në vend.
Ai ka sqaruar se Autoriteti Rrugor është në krye të detyrës.
Balla ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të lëvizin me shpejtësi të ulët për shkak të lagështirës në rrugë.
Reagimi i plotë:
Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.