-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cili është problemi tani me Marrëveshjen e Ohrit?

Kryesoret

Një sfidë e re për Serbinë – BE-ja dëshiron të përfshijë dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35 të negociatave. Çfarë do të thotë kjo? Siç theksoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “për Serbinë as nuk shtrohet për diskutim pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, OKB dhe se për këtë ka njoftuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët dhe të gjithë e dinë këtë”. Aleksandar Vuçiq tha se “dy shtete po e shtyjnë fuqishëm këtë iniciativë”, por nuk specifikoi, se për cilat shtete bëhet fjalë.

Dyert e mbyllura të BE-së?
Disa diplomatë perëndimorë theksojnë, se Serbia po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e kapitullit 35, e për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Orban tha se “nëse Marrëveshja e Ohrit përfshihet në kornizën e negociatave, pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Beogradi gjithmonë mund të mbështetet tek Budapesti”.

Në këto deklarata u vu re po ashtu se për këtë çështje mbizotëron përshtypja e urgjencës, sepse nuk ka përparim në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo urgjencë shpjegohet me nevojën për zgjidhjen e disa gjërave para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamenti Evropian në qershor 2024. Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit