-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit, Dule: Drejtësia, e orkestruar nga Rama

Kryesoret

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për tu betuar si kryebashkiak i Himarës.

Për këtë vendim ka reaguar dhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili në deklarat për mediat tha se çështja ndaj Belerit është e orkestuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij Rama ka interesa që të mbajë Jorgo Goron si kryetar të bashkisë së Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për intereat e tij.

Gjithashtu ai shtoi se GJKKO dha një vendim të paraprirë nga Edi Rama.

Deklarata:

Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demorkacinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.

Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama.  Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit