Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 12 personat e dyshuar dhe që po hetohen nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Jetmir Llapajn nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua për 5 prej tyre: Bledar Karolin, Taulant Tushën, Naim Simxhiun, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
Ndërsa për 7 të tjerët u la masa e sigurisë “arrest shtëpie”: Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini , Sidita Kopliku, Silena Tola e Pëllumb Abeshi.
Tre prej të akuzuarve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj janë ende në kërkim.