-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Kostoja e tarifës së mbetjeve në Tiranë u fry me 11.24 Euro/ton

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme, SPAK vendosi 15 masa sigurie për inceneratorin e Tiranës. Mes të arrestuarve është edhe një drejtor në bashkinë e Tiranës, Taulant Tushe, i cili është drejtor i ndërmarrjeve publike. Ai akuzohet për pjesën ku ka qenë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave për inceneratorin.

SPAK listoi 7 prova që tregonin si u vendos shteti në rresht për të ndihmuar Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin që i vendosën çmimet për plehrat sikur i donin vetë. 29.05 Euro/ ton është tarifa që paguhet sot. Sipas SPAK-ut, kjo është shifër shumë e fryrë. Vlera e tarifës reale, sipas prokurorisë do të duhej të ishte 17.81 euro/njësi.

Por si fry pjesa tjetër? Manovrat me shitjen e energjisë dhe skrapit, por edhe me anë të lëvizjeve të tjera, Zoto i bëri gati letrat sikur i donte. SPAK thotë se në do të bëhej përllogaritja aq sa në studimin e fizibilitetit vlera e tarifës do të ishte 11.24 euro më pak, pra në finale 17.81 Euro/ton.

SPAK thotë se komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë asnjë verifikim në lidhje me këto të dhëna por i ka marrë të mirëqena duke rritur fiktivisht dhe tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore.

Të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës dalin sot në gjyq

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit