Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë ditën e sotme një apel pët të gjithë të rinjtë që shkojnë në Angli dhe bëhen pjesë e krimit duke punuar në shtëpi bari.
Gjatë prezantimit për Strategjinë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave 2024- 2030. Ai foli për krijimin e një regjistri i cili do të jetë provë për mbështetjen e qytetarëve që kanë qenë viktima të trafikimit të paligjshëm drejt Britanisë.
“Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”, tha ndër të tjera ministri Balla.









