Është arrestuar ditën e sotme qytetari me iniciale B.T, 39-vjeç banues në Tiranë.
39-vjeçari ka shkuar në gjendjet të dehur në një dyqan në rrugën “Ndre Mjeda”, dhe ka kanosur pronarin e dyqanit. Gjithashtu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Gjithashtu janë vënë në pranga – A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, E. C., 49 vjeç dhe G. K., 54 vjeç, L. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.









