Një aksion i gjerë është marrë nga Policia Italiane në disa nga qytetet kryesore.
Gjatë operacioni u zbuluan tre shoqata kriminale me origjinë italiane, shqiptare dhe marokene.
Karabinierët, të mbështetur nga forca të tjera policore, çmontuan aktivitetet e tre grupeve të dyshuara kriminale të krijuara në zonën jugperëndimore të provincës së Milanos.
Në përfundim u sekuestruan 28.5 kg drogë përfshirë heroinë, kokainë, hashash dhe marihuanë si dhe 7 kg lëndë prerëse. Policia ka sekuestruar edhe 2 pistoleta, 147 gëzhoja të poseduara pa leje dhe një shumë prej 196.295 euro para cash.