-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas humbjes së vajzës, reagon ish-deputeti: Asgjë nuk e zhbën…

Kryesoret

Ish-deputeti Vangjel Tavo i cili ka humbur vajzën e tij para disa ditësh, Evën ka bërë një reagim falenderues për të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës së trishtë. Vajza e tij humbi jetën në një aksident automobilistik.

Gjatë shkrimit të tij në Facebook Tavo shkruan “asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne”.

Reagimi I plotë:

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit