-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E kam nga Berisha”! Saliu i përgjigjet Kokës: Jo Lefter, rri aty dhe pusho

Kryesoret

Pak ditë më parë, kur gjykata e posaçme vendosi që ta linte Lefter Kokën në një tjetër masë arresti me burg, ish-ministri i Mjedisit akuzoi se e ka nga Sali Berisha dhe “partiçka e Ilir Metës”.

Por ish-kryeministri i tha sot se ia bëri Edi Rama dhe jo Sali Berisha. “Ai thotë ia ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira. Rri aty dhe mos u ndje” tha ai.

Berisha akuzoi më tej se Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative dhe se 25 mln euro u vodhën me kostot e ndërtimit të inceneratorit.

“Nga auditimi i KLSH dhe komunikimet e gjetura në email, rezulton se Rama-Veliaj kanë vjedhur dhe rrjepur taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton.

KLSH e nxjerr këtë kosto tërësisht fiktive. Ndaj u thashë ju se ai studimi i fizibilitetit ishte studimi i justifikimit të bazave të vjedhjes së shekullit.

KLSH thotë se djegia, sipas ekspertëve më të mirë që ai ka angazhuar, mund të kryhej me 14.48 euro. Resti pra, 14.5 euro do përfundonin në xhepin Rama-Veliaj nëse do ishin djegësat.

Sipas përcaktimeve në kontratë, kosto për depozitim apo kapsulim është 12 euro për ton. Pra, sot 6 vite me radhë, periudhë në të cilën Erion Veliaj nuk ka djegur një ton të vetëm për faktin se djegësi nuk ekziston, pra gjer sot ai ka marrë, ka vjedhur 17 euro për ton të plehrave të depozituara në 6 vite në fushën e Sharrës, në sipërmarrjen e tyre.

Ju rikujtoj këtu se kur kryehajduti i aferës Edi Rama u pyet nga mediat, po si ka mundësi që ju nga 12 euro toni për depozitim, merrni 29 euro, e kishte gjetur, tha se kjo është një tarifë e ponderuar” tha Berisha.

Inceneratori i Tiranës/ Koka: Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël (PL)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit