Një-19 vjeçar me origjinë shqiptare i cili jeton në Greqi ka ndërruar jetë.
19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.
Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetsore të Amfilochisë por e shpallën të vdekur. Mesa duket i riu ka humbur jetën para se të arrinte në spital.
Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.