Gazetari i kronikës Elton Qyno prej paradites së sotme raportohet se ndodhet në SPAK.
Prokuroria, sipas kolegëve të kronikës i kërkon të nxjerrë burimin e dosjes së Nuredin Dumanit, nga ka rrjedhur informacioni që ka publikuar ose të ndalojë publikimet në media.
“5Pyetjet.al” tentoi të kontaktonte me kolegun Qyno por ishte e pamundur duke lënë të kuptohet se ende nuk është i lirë që të dalë nga SPAK.
Në krahun tjetër Byroja Kombëtare e Hetimit i ka shkuar për kontroll në shtëpi, por nuk dihet ende nëse ka bërë sekuestrime.
Reagimet në media nga kolegët janë të shumta, mes tyre është edhe Flamur Vezaj që shkruan se prokurori “Behar Dibra e ka “arresatuar”.