Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të të saj ka votuar për subvencionimin e fëmijëve me nga 100 euro për këtë vit dhe po ashtu ndarjen e një shtese njëherëshe prej 100 eurove për pensionistët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemave aktualisht do të përfitojnë nga 100 euro “gjatë ditëve në vijim”.
“Prindërit nuk kanë nevojë për aplikim, pasi mjetet do të kalojnë në xhirollogarinë e tyre“, ka thënë Murati. Ministri ka thënë se pensionistët shtesën prej 100 euro do ta marrin gjatë javës në vijim.