Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Prishtinë ka lënë në burg pa afat të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortin e saj Naim Murseli, që akuzohet si organizator, ekzekutorit Granit Plava dhe bashkëpunëtorit Kushtrim Kokalla.
Për ngjarjen janë arrestuar katër persona. Ndërkohë që fëmijët e çiftit janë larguar në Suedi me gjyshin e tyre, Shaban Murseli. Por çfarë po ndodh atje, a janë marrë nën kujdesin e shtetit suedez?
Cilat janë pistat në Suedi, biznesi, divorci dhe jeta që bënin? Për të folur për këto dhe gjithçka tjetër i ftuar në “5Pyetjet.al” ishte gazetari Ervin Dushi, i cili pasqyroi informacionet më të fundit. Më poshtë intervista e plotë.