Dy efektivë policie, Endri Beramaj dhe Ardit Doçi janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas denoncimit nga një qytetare.
Efektivët pjesë e strukturës në aeroportin e Rinasit akuzohen për korrupsion.
Sipas të dhënave paraprake, ata i thanë një qytetareje se nuk mund të udhëtonte drejt vendeve të BE-së dhe për ta lejuar i kërkuan ryshfet, por qytetarja i denoncoi.