Vetëm një ditë na ndan nga seanca plenare ku është planifikuar miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Për këtë qytetar dhe aktivist të shoqërisë civile në Lezhë i kanë dërguan një peticion Kuvendit.
Një peticion i firmosur nga 700 qytetarë, të cilët kërkojnë që marrëveshja të mos miratohet.
Arsyeja është se sipas tyre ngritja e kampeve të refugjatëve do të sjellë pasoja në jetën sociaë ekonomike dhe sigurinë publike në Lezhë.
Kësaj kërkese drejtuar Kuvendit iu bashkuan Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku dhe ish-Prefekti socialist Gjok Jaku.