-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP tejkalon afatet ligjore

Kryesoret

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, nuk do të përmbyllet sipas afatit ligjor nga Avokati i Popullit dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi pritet të shtyhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Komisioni i ngritur nga Avokati i Popullit ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke kualifikuar 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN të martën se procesi i plotë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Sipas Ballancës, vonesa e përmbylljes lidhej me procesin e hetimit dhe verifikimit që ky institucion bën për integritetin e figurës së kandidatëve që kanë aplikuar.

“Ka qenë një punë voluminoze hetimi i plotë nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e tjera,” tha Ballanca ndërsa shtoi se procesi do të marrë kohën e nevojshme për t’u bërë sipas kritereve ligjore.

E pyetur se çfarë ndodhte në rast të tejkalimit të afatit ligjor, ajo tha se do zgjatet mandati i anëtarëve që janë deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Procesi është kompleks,” shtoi Ballanca dhe sipas saj “nuk mund të mbyllej brenda 45 ditëve”.

Aplikimi për vendet vakante u shpall nga Kuvendi në 20 korrik dhe puna për përzgjedhjen e tyre nisi në gusht.  Sipas Ballancës, faza aktuale është ajo e intervistimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë dhe renditja e tyre sipas pikëzimit në listën përfundimtare që i dorëzohet Kuvendit.

Kandidatët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes nga shoqëria civile janë Altin Hazizaj, Erjon Fejzulla, Juelda Lamçe dhe Violanda Theodhori (lexo KETU lajmin e plote).

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit