Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier është shprehur i habitur mbi kritikat për draft-statutin për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e drafit të propozuar.
Hovenier u ka thënë mediave se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin dhe se nuk do të ndikohet nga qëndrimi i Perëndimit.
“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. E di që natën e kaluar BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë ritheksuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim”, tha Hovenier.