Dy persona janë arrestuar në fshatin Cerrnicë, Tropojë, pas një sherri të ndodhur brenda familjes.
Në pranga ka rënë 45 vjeçari L.M., pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij 39 vjeçare, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.
Pas ngjarjes ka përfunduar në pranga dhe 36-vjeçari E.M., vëllai i të dhunuarës pasi është konfliktuar fizikisht me 45 vjeçarin L.M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.








