Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku Caio Enrique gjeti fundin e jetës së tij në moshën 21-vjeçare në mënyrë tragjike, ndërsa ishte duke luajtur një ndeshje futbolli. Lojtari i Santo Antonio da Plata është goditur nga rrufeja gjatë ndeshjes kundër Uniao Japirense dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë.
Ndeshja e cila po luhej në kuadër të Kupës së Amatorëve të Brazilit, ishte në pjesën e dytë kur filloi të binte shi i dendur, por vijoi normalisht deri në incidentin fatal/ Përveç të njërit, pesë futbollistë të ndjerë janë lënduar dhe janë trajtuar në spital, pa asnjë informacion zyrtar për gjendjen e tyre.
“Patëm shi të dendur, por fusha ishte në gjendje të mirë. U errësua shumë për pak kohë, por qielli kishte filluar të kthjellohej. Dukej se do të kalonte, por më pas ra rrufeja dhe ndodhi tragjedia fatale”, tha menaxheri sportiv i bashkisë Santo Antonio Da Platina.
https://twitter.com/i/status/1733959922629451803