Ka nisur me tensione seanca e sotme e parlamentit, ku pritet që të miratohet rregullorja e re vetëm me votat e PS-së që përjashton me dy muaj deputetët që shkaktojnë trazira.
13 deputetë të PD-së janë të përjashtuar, por Garda është vendosur “gardh” duke mos lejuar edhe të tjerët.
Kjo ka shkaktuar kaos, shtyrje dhe përplasje në hyrje të parlamentit. Demokratët me Sali Berishën në krye po tentojnë që të futen me forcë.
“Garda ka marrë në kontroll të plotë. Nuk lejon deputetët. Garda e kuqe, ky është shtet policor” tha Berisha.