-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos dhe rrëmujë në derë të Parlamentit, Berisha: Garda e kuqe e Ramës

Kryesoret

Rrëmujë dhe kaos. Ka nisur me tensione seanca e sotme e parlamentit, ku pritet që të miratohet rregullorja e re vetëm me votat e PS-së që përjashton me dy muaj deputetët që shkaktojnë trazira. 13 deputetë të PD-së janë të përjashtuar, por Garda është vendosur “gardh” duke mos lejuar edhe të tjerët.

Kjo ka shkaktuar kaos, shtyrje dhe përplasje në hyrje të parlamentit. Demokratët me Sali Berishën në krye po tentojnë që të futen me forcë. “Garda ka marrë në kontroll të plotë. Nuk lejon deputetët. Garda e kuqe, ky është shtet policor” tha Berisha.

“Ky është tmerri nga opozita i Edi Ramës, i cili si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.

Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament. Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit.
Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura në Shqipëri.
E patë Edi Ramën, i cili shkoi si palaço dhe kthehet si kloun.

Bëri klounin në prani të drejtuesve të BE dhe udhëheqësve të BE dhe rajonit. Ai zgjodhi të bëjë klounin, rolin që i shkon më shumë se çdo rol tjetër. I depersonalizuar në mënyrë ekstreme, atij i mbetet të bëjë klounadën siç është. Parlamenti ja ku është dhe në Bruksel, siç e patë ju, ai u përpoq të mbulojë vendimin negativ për Shqipërinë, me një klounadë të turpshme për një drejtues” tha ai.

“Hape derën, a jeni në terezi”! Shtyrje dhe përplasje mes deputetëve të PD-së dhe Gardës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit