-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mobilizim” i serbëve nga Kosova në mbështetje të Vuçiçit

Kryesoret

“A mund të llogaris në mbështetjen tuaj për presidentin [Aleksandër] Vuçiç?”… “Mbështetje duhet t’i jepet presidentit [Aleksandër Vuçiç]”…

Fjali të tilla, punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë dëgjojnë, ditëve të fundit, nga eprorët e tyre.

Këtë e konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë disa burime në institucione të ndryshme, që funksionojnë në sistemin serb në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por ato nuk duan të flasin publikisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po bën fushatë aktive për Partinë Përparimtare Serbe nën sloganin “Serbia nuk duhet të ndalet”.

Në Serbi, më 17 dhjetor, mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale, por serbët nga Kosova do të mund të votojnë vetëm në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të organizuara nga Serbia, nuk janë mbajtur që nga viti 2012, kur Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka refuzuar t’i zhvillojë ato.

Megjithatë, komunat sipas sistemit serb nuk janë shfuqizuar dhe Qeveria e Serbisë, rregullisht, i emëron kryetarët e të ashtuquajturave autoritete të përkohshme komunale.

Këto organe “janë angazhuar” sidomos tash para zgjedhjeve serbe, për t’i ofruar “mbështetje” Vuçiçit, përkatësisht Partisë Përparimtare Serbe, thonë burime të REL-it nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Thuhet se dhjetëra punëtorë janë punësuar pa konkurs në institucionet e Serbisë.

Disa burime, po ashtu, thonë se persona me banim në Serbi, që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, janë udhëzuar që t’u lajmërohen autoriteteve të përkohshme, në mënyrë që t’u “mundësohet” që të votojnë së bashku me të tjerët që kanë vendbanim në Kosovë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit