Deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga sekretariati i etikës pas tensioneve të shkaktuara në seancat plenare, janë mbledhur këtë të enjte para parlamentit.
Ata kanë tentuar të futen në ambientet e parlamentit por janë ndaluar nga garda. Në momentin e ndalimit ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësve të gardës.
Nga përplasja e Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut me Gardën është thyer një nga xhamat e derës kryesore.
Pritë në derën e Parlamentit, Dash Sula tenton të kalojë sipër Gardës: Mos u ngopshi