Në Gjykatën e Posaçme sot dëshmoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi për dosjen e Gërdecit. Ai u pyet për një faks që dyshohet se doli nga ministria që drejtonte për tek dikasteri i Fatmir Mediut në 2008 me shkrimin “për Shkëlzenin”.
Bumçi mohoi që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.
A do të përballet me Shkëlzen Berishën për Gërdecin? Mediu: Të dalë e vërteta
Bumçi pranoi se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha por se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.
“Nuk kam dërguar asnjë shkresë me shënim “për Shkëlzenin”. Nuk kam biseduar asnjëherë me Shkëlzen Berishën për çështjet e demontimit të armëve, por elektorale” tha ai.
Shkëlzen Berisha sot nuk u paraqit në SPAK për të dëshmuar.
Shkëlzen Berisha nuk shkon në gjykatë, SPAK: Nuk banon te adresa që na ka dhënë