Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit është arrestuar në Spanjë në një aksion policor të koduar “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe policisë spanjolle.
Teksa së fundmi është zbardhur dhe fotoja e tij pas arrestimit.
Krahët i ka të mbuluar me tatuazh. Me mjekër të bardhë dhe një palë syze optike i ulur në një stol prej druri. Kjo është fotoja e parë pas arrestimit të Lulzim Berishës, ish kreu i bandës së Durrës i cili ishte në kërkim prej 2022. Veshur mban një bluzë rozë dhe jelek ndërsa në kokë ka një kapele.
Kush është Lulzim Berisha? Për çfarë akuzohet ish-kreu i bandës së Durrësit?
I konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë, Lul Berisha u arrestua si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën.
Lulzim Berisha u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare dhe do të ekstradohet në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas hetimeve nga SPAK që u akuzoi si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Klodian Saliu në vitin 2005, dhe dyshohet se në Spanjë qëndronte duke përdorur letra bullgare.