-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli Evropian hap negociatat për pranimin e Ukrainës në BE, Gjeorgjia “vend kandidat”

Kryesoret

Këshilli Evropian ka marrë një vendim të rëndësishëm për Ukrainën dhe Moldavinë, duke hapur negociatat për anëtarësimin e tyre në BE.

Ndërkohë që përfiton dhe Gjeorgjia duke marrë statusin si kandidate, një kërkesë që ishte refuzuar më parë.

Lajmin e ka  bërë me dije vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”- shprehet Michel.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit