-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asosacioni i komunave/ Osmani paralajmëron deputetët: Do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar  ditën e sotme dërgimin e draft-statusit për Asosacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga ndërkombëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

Omani e shprehu këtë vendim në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kosovës.

Osmani ka thënë se Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Siç e dini, së fundi Kosovës i është dorëzuar një propozim, draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me Kushtetutën, dua të ritheksoj se institucioni që duhet ta bëjë këtë vlerësim duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Është me rëndësi që të gjtihë ne, pa dallim partiak, të ulemi dhe bashkarisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese kurdo që ky draft do të dorëzohet para këtij institucioni”, ka thënë Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit