-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë

Kryesoret

BE-ja, është shprehur se Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër.

Këtë e ka thënë të premten zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

“Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht obliguese, në tërësi, për të dyja palët: Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë Stano.

Sipas tij, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së [Josep Borrell], më 18 mars 2023”.

“Ky ka qenë qëndrim i vazhdueshëm i BE-së, i cili ka qenë i komunikuar publikisht në disa raste”, ka thënë Stano.

Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën obliguese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti që të obligohet me një marrëveshje mund të shprehet me nënshkrim, shkëmbim të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikim, pranim, miratim apo me çfarëdo mjeti tjetër, nëse ashtu pajtohen”.

Të njëjtat burime kanë thënë se palëve në Ohër u ishte sqaruar hollësisht kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit, dhe të dyja palët janë pajtuan dhe nuk kanë kundërshtuar, në praninë e përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe të dërguarit për dialog, Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se kishin propozuar disa rrugë tjera për të shprehur pëlqimin e palëve për marrëveshje, por ato ishin refuzuar dhe vazhdojnë të refuzohen nga të dyja palët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit