Policia e Selanikut ka sekuestruar një sasi ë konsiderueshme kanabisi e cila po transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë. U arrestua drejtuesi i mjetit 49-vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58-vjeç të dy shqiptar.
Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda të cilit ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një furgon janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidona të tjerë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë.
Policia greke ka kontrolluar banesën e 49- vjeçarit ku gjeti 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motoçikletë, 143 gramë lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike.
Nga hetimet rezulton se 58 vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49 vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.