-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari Elton Qyno: SPAK-u po më kërcënon mua dhe burimet

Kryesoret

Gazetari Elton Qyno shprehet se SPAK-u po e kërcënon me sekuestrimin kompjuterëve, USB-ve, telefonave dhe sendeve të tjera për shkak se sipas tij e ekspozon jo një, “por një rrjet të tërë burimesh të mia konfidenciale në administratë dhe jashtë saj. Gjithashtu, Qyno thotë se kjo lëvizje ekspozon dhe kërcënon “mua si gazetar tek palë të dyta apo të treta”.

“Jam ndjere i keqardhur per kembenguljen e paligjshme te organeve hetimore per te depertuar ne cdo kanal informacioni qe une kam, duke me sekuestruar telefonat,dy kompjuterat, 7 usb, cd e sende te tjera.

I keqardhur qe ne 18 vite pune vetem prane prokurorise se Krimeve te Renda,SPAK dhe prokurorive te tjera ne rrethe, te perfundoj ne nje ekzaminim te tille te paligjshem dhe antikushtetues dhe ne kundershtim te cdo konvente per te drejten e informimit dhe raportimit.

Tre kryetare opozite dhe zyrtare te tjere te qeverise jane nen hetim nga SPAK, dhe e kuptoj ne cfare tryesnie eshte SPAK. I keqardhur realisht qe ne gjithe kete kakofoni provash, SPAK mbeti tek une per te hetuar dhe te zbuloje burimet.

Sekuestrimi i telefonave ne menyre te paligjshme duke mos me vene ne dispozicion qofte dhe nje proces-verbal bllokimi, automatikisht me ekspozon dhe kercenon  jo 1, por nje rrjet te tere burimesh te mia konfidenciale ne administrate dhe jashte saj. Aq me teper me ekspozon dhe kercenon mua si gazetar tek pale te dyte apo te treta, qe pa dyshim ne te nesermen mund te marin veprime te kundraligjshme” shprehet Qyno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit