Deri më tani Sokol Mjacaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e Arben Lleshit, e ndodhur ditën e premte në burgun e Peqinit.
Duke parë pak historikun e autorit dhe dënimet që ka marrë ky i fundit, rezultonë se kjo është vrasja e katërt e kryer nga Sokol Mjacja.
Së pari ai është dënuar me 4 vite burg në vitin 2010, pasi vrau një të mitur.
Vetëm një muaj pasi u lirua nga burgua për këtë vrasje, ai ekzekutoi me armë zjarri dy turistë çekë, një çift bashkëshortësh, ngjarje e ndodhur në Prekal të dukagjinit.
Ai pohoi në dëshminë e tij asokohe se kishte si qëllim grabitjen e makinës së turistëve çekë, por i qëlloi se kishte frikë mos i merrnin armën.
Dhe tani listës së tij i shtohet dhe vrasja e Arben Lleshit, e cila deri më tani dyshohet si një vrasje e urdhëruar nga jashtë për hakmarrje.