Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë një i burgosur dhe një tjetër u plagos, në vendngjarje ka mbërritur dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Dyshohet se autori është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në vitin 2015.
Së bashku me ministrin Manja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.